Rreth 40 krerë dele dhe dhen u përplasën mbrëmjen e djeshme nga një makinë në aksin rrugor Levan-Qarr, ku të plagosur mbetën edhe 4 persona.

Paraditen e sotme, kafshët e ngordhura vijojnë të jenë në anë të rrugës ku ndodhi aksidenti. 

Sipas përgjegjëses së shërbimit veterinar pranë bashkisë Fier, Melaize Korçari, ato do të groposen gjatë ditës së sotme, në Pishporo. Ndërkohë, pronari i tufës së deleve Fetah Murataj tregon se përveç 40 krerëve të ngordhur, 10 të tjerë janë të lënduar duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik.

I moshuari tregon se prej 25 vitesh mbarështon bagëti dhe kurrë më parë nuk i ka ndodhur asnjë problem.

“Nuk mund të luajnë të rinjtë me gara shpejtësie”,- thotë Murataj, duke apeluar për shkaktarët e aksidentit t’i paguajnë dhe dëmshpërblim.