Gazetari Xhoi Malësia ka zbuluar detaje të reja në lidhje me asamblenë e Partisë Socialiste që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
Në emisionin “Breaking”, gazetari bëri me dije se asambleja do të zhvillohet në Pallatin e kongreseve, kjo për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve. Kështu, të pranishëm nuk do të jenë vetëm anëtarët, por edhe deputetët e rinj dhe kryebashkiakët e vendit. Sa i përket këtyre të fundit, mbetet për t’u parë nëse të pranishëm do të jenë edhe ata të kapit të djathtë.
“Burime bëjnë me dije se asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet tek Pallati i Kongreseve, sepse të ftuar do të jenë jo vetëm anëtarët e asamblesë, pro edhe kryetarët e bashkive e gjithashtu edhe deputetët e Kuvendit të ri. Kjo nuk është një asamble zgjedhore, nuk do ketë zgjedhje për sekretariatet apo ndryshime në strukturat e PS. Punimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe fjala kryesore do të jetë sigurisht e kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS. Fokusi do të jetë prezantimi i programit qeverisës të Partisë Socialiste në këtë mandat 4-vjeçar dhe sigurisht prezantimi i kabinetit të ri qeverisës.“- tha ai.