Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar te PD-se, kryedemokratit Sali Berisha i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të reformave.
Mësohet se deputetët Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Luan Baçi, Bledi Himci dhe Eno Bozdo, kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat zgjedhore e territoriale.
Në këto kushte, Berisha është shprehur se do jetë Kryesia që do marrë vendimin final lidhur me marrjen pjesë në mbledhje ose jo.



