Partia Demokratike ka nisur sot procesin e zgjedhjeve Primare në të gjithë 12 qarqet e vendit, nga të cilat kryesia do të zgjedhë kandidatët për deputetët që do të jenë pjesë e kuvendit në legjislaturën e ardhshme.

Votimi ka nisur në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.

Lista e kandidatëve: 

Eb3f2bf0 24e7 4296 8039 544d759d4690

Edhe në Qarkun e Elbasanit sot po zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Demokratike të Qarkut të Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

Në listën e kandidatëve bëjnë pjesë edhe deputetët aktuale Zheni Gjergji, Qani Xhafa, Dashnor Sula, Lefter Gështenja si dhe ish deputetët Aurel Bylykbashi dhe Arben Elezi.

Primaret janë cilësuar si një proces i rëndësishëm për anëtarët e partisë demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha pasi do të përzgjedhin kandidatët për deputetë që do garojnë në zgjedhjet e 11 Majit të këtij viti.

Procesi i votimit ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune në orën 08:00 dhe do mbyllet në 18:00. Në këtë proces vendi i votimit është përcaktuar të jetë selia e Partisë e Demokratike në bashkitë e Qarkut të Elbasanit, përfshirë Elbasanin, Librazhdin, Prrenjasin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun dhe Belshin.

Çdo anëtar i PD që ka emrin në listën e anëtarësisë ka të drejtë që sipas parimit një anëtarë një votë të votojë vetëm një nga kandidatët të cilët janë renditur sipas shkronjës së parë të mbiemrit në fletën e votimit.Të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të Qarkut të Elbasanit janë ftuar të marrin pjesë në këtë proces dhe të kontribuojnë në një garë të ndershme për të zgjedhur kandidatët që do të përfaqësojnë këtë forcë politike në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.Ky proces është cilësuar një hap i rëndësishëm për procesin demokratik brenda partisë dhe për përgatitjen e PD-së për sfidat zgjedhore të ardhshme.

Primarte

Ky proçes që kryhet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të qarkut Berat, po zhvillohet edhe në 4 degët e Partisë Demokratike në të gjithë Qarkun e Beratit, në qytetet Kuçovë, Dimal, Poliçan dhe Skrapar.

Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Berat, Kuçovë, Poliçan, Dimal e Skrapar.

Në garë për këto primare janë 10 kandidatët: Avenir Berberi (biznesmen), Esmeralda Braho (mjeke), Erion Dasho (mjek), Zija Ismaili (mjek), Fatmira Kola (pedagoge), Ledion Marra (inxhinier), Oltion Merdari (pedagog), Shaqo Merkaj (ish-ushtarak), Monika Qosja (stomatologe) dhe Thoma Rumniçi (inxhinier).

Nis procesi i primareve edhe në qarkun e Korçës, ku gjithsej janë 19 kandidatë që garojnë për të qenë kandidatë të Partisë Demokratikë në zgjedhjet e 11 majit.

Emrat e kandidatëve janë :

1-LEDINA ALOLLI
2- LORENC BEGAJ
3- GENTI ÇELA
4- ALFRED GEGA
5- XHULJAN GUÇE
6- KUJTIM HOXHA
7- YLLSON IBRAHIMLLARI
8- KRISTIANO KOÇIBELLI
9- SORINA KOTI
10- FIDEL KREKA
11- ARBËR MALE
12- ANDREA MANO
13- BLEDION NALLBATI
14- ALBANA PRIFTI
15- BRUNILDA PRIFTI
16- ELEINA QIRICI
17- LULEZIM RAKIPI
18- EDMOND SPAHO
19- ELSUIDA VILA

Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat ka bërë me dije se procesi i Primareve për qarkun e Durrësit po shkon shumë mirë, ndërsa interesi i anëtarëve të PD që i janë drejtuar kutive të votimit ka qenë i lartë që në fillim.

Bylykbashi e ka cilësuar procesin si një nga më demokratikët.

Sot është hapur sipas ri i një për proceseve më demokratike. Janë Primaret e PD për të përzgjedhur në fazën e parë kandidatë që do t’i nënshtrohen më tej gjykimit të PD për listat e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Kuvendin e Shqipërisë. Janë një moment i rëndësishëm sepse anëtarësia do të përcaktojë me votë, kush do t’i përfaqësojë ata dhe shqiptarët që do të duan të votojnë më 11 maj ndryshimin.

Lista e plotë e kandidatëve të qarkut të Durrrësit:

Bislim Ahmetaj
Nasild Alikaj
Bernard Balla
Morena Boja
Dritan Burgija
Adhurim Caca
Igli Cara
Enri Çeno
Arian Dedej
Armand Dervishi
Skënder Dika
Emir Frangu
Floriana Garo
Silvja Gjepali
Andi Gjoka
Luan Hallulli
Edlira Harizi (Shemsi)
Luan Hoti
Jola Hysaj
Sabah Jemishta
Fatbardha Kadiu
Aulon Kalaja
Viola Kapidani (Kullolli)
Gëzim Keqi
Agim Kodra
Ilirjana Kuçana
Manjola Luku
Islam Murati
Shyqyri Myrtollari
Arian Ndoja
Ndrec Pjetri
Dritan Sallaku
Mereme Sela
Andia Ulliri
Emal Varaku
Emri Vata
Astrit Xhaferi