Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, pasi ky i fundit e ofendoi duke e quajtur “injorant”.

Pas këtij sulmi verbal, Balla nuk ka hezituar të shprehë indinjatën e tij dhe kërkoi që Noka të largohej nga salla, duke theksuar se nuk do të vazhdonte fjalën derisa të qetësohej situata.

Balla: Sot dalim para shqiptarëve me një buxhet dhe plot të mira, për ata që na kanë dhënë nderin që të qeverisim si shumicë. Edhe ju sot keni një seancë të rëndësishme, por serioziteti i kauzave që ju keni marrë dhe i lini rrugëve e tregon. Sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Ju talleni me kauzat që nisni, me kërkesën tuaj për të bërë një mocion me debat për zgjedhjet. Thatë; lepurit! Po pse ne kemi firmosur. Ku është ky, të të fyejë ky që është i vetmi flamur, që nuk e di se kur është ngritur flamuri, është fundi! Ai tha; këta i ka bindur Ervin Salianji. Edhe hallin e brendshëm të Partisë tuaj na e sollët këtu.