Nënkryetari i KQZ i zgjedhur nga PS, Denar Biba, ka bërë një status duke thënë se “është naivitet të mendosh se KQZ mund të parandalojë ndërhyrjet në sistemin zgjedhor”.


Ai thotë se adoptimi i institucioneve, si dhe i KQZ, si reflektim i detyruar i atyre perëndimore, është sfidë që kërkon dhe 20 vite që të japë produkte reale. 


“Te mendosh se nje KQZ mund te parandaloje nderhyrjet (e paligjshme) ne sistemin zgjedhor, eshte naivitet!” Do te doja qe ky citim i mirenjohur ne radhet e profesionisteve te ceshtjeve zgjedhore te ishte imi, por ne fakt eshte i Hank Kummeling, Kryetar i Keshillit Zgjedhor te Holandes.


Me erdhi nder mend kjo deklarate e Kummeling ndersa degjoj intervistat e kandidateve per vakancat e shpallura ne KQZ e re… dhe kuptoj (ne menyre te perseritur) se adoptimi i institucioneve (nder te tjera edhe KQZ) thjesht si reflektim i detyruar i atyre perendimore, ne mungese te nje mjedisi kulturor e ekonomik te ngjashem me ate te vendeve perendimore qe na sherbejne si pika reference, eshte nje sfide, e cila do kerkoje minimalisht edhe 20 vite qe te filloje te jape produkte reale. Po si tha rilindasi i famshem, “lum kush te rroje, e ta shohe zonje!”,” shkruan ai.