Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo, foli në “Top Story” për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, ku u ndal tek arsyet që çuan Kosovën për marrjen e vendimit të krijimit të Gjykatës Speciale.
Paskal Milo: Ky vendim u duhet atyre që e nisin procesin, se që në fillimi kur u nis krijimi dhomave të specializuara e mbajmë mend që ishte 1 proces i vështirë, rezistencë në Kosovë dhe presion madh ndërkombëtar ndaj politikës dhe parlamentit për ta miratuar si ligj. Gabimi i parë që lejoi të arrihej këtu sot është u pranua ngritja e kësaj Gjykate Speciale, nuk u pranua me dëshirë e vullnet, por me presion, ata që i detyruan parlamentarët e Kosovës për ta miratuar ishin SHBA dhe BE.
Ne nuk duhet të fshihemi sepse ne i kemi aleatë SHBA dhe BE ku munduam të shkojmë por në këtë çështje ata nuk panë, nuk gjykuan me parimësi, por panë disa interesa të tjera gjeopolitike. Dhe qëndroj fort në bindjen time se vendimi i sotëm është rrjedhojë e një kalkulimi gjeopolitik që nisi 11 vjet më parë.
Ishte që t’i jepej Serbisë një që ishte të jepej Serbisë një sadisfaksion qoftë edhe moral, me qëllim që të tërhiqej Serbia nga influencë e Rusisë të afrohej me Perëndimin duke joshur edhe me integrimin evropian dhe gjëra të tjera, përfshirë këtu edhe hapjen e dyerve të bashkëpunimit nga ana e SHBA. Që nga fundi i presidencës Obama filloi ndryshimi i politikës amerikane, afrimi me Serbinë që u thellua më tej dhe është kjo që është sot.
Grida Duma: Ka përfituar gjë? Ku është sot?
Paskal Milo: Në thelb nuk ka fituar asnjë. Ka përfituar Serbia që ka luajtur me 2 porta dhe ka marrë atë që tensioni me perëndimin u ul, me SHBA u hapën perspektiva e bashkëpunimit duke harruar 1999-ën dhe me BE ka marrëdhënie nga nivele me të ndryshme me përjashtim të një rezerve në çështjen e afrimit dhe integrimit evropian të Serbisë. Në gjithë këto vite që Serbia ka fituar dhe perëndimi që ka dështuar.
