Pas vendimit të Gjykatës së Korçës që la në burg vetëm autorin e vrasjes së Egli Progës dhe la të lirë tre të akuzuarit për moskallëzim krimi, motra e viktimës, ka shpërthyer në akuza ndaj sistemit të drejtësisë.

Sipas Jonidës ky vendim është një shembull i bashkëpunimit të grupeve të caktuara që kanë ndihmuar në lënien e vrasësve të lirë.

Motra e Eglit e përshkroi situatën si “vrasje për herë të tretë,” duke akuzuar sistemin për qëllim të gabuar dhe mosveprim ndaj viktimës. Ajo kërkon që të bëhet drejtësi për Egli Progën dhe shpreh shqetësim për dështimin e drejtësisë në këtë rast.

Reagimi: “Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje?

Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë.

Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.

Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që ccdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja.”