Autoritetet e drejtësisë në Britani kanë dënuar me burg 6 shqiptarë të ciliët janë prangosur si pjesë e një grupi të organizuar kriminal. Gjykata britanike i ka dënuar shqiptarët me 28 vite burg me kreun e bandës i cili do vuajë dënimin më të gjatë me 8 vite burg.
Arrestimi i shqiptarëve mësohet se ka ardhur pas disa muajsh hetime ku pas faktimit të aktivitetit kriminal të grupit u arrit identifikimi dhe kapja e anëtarëve të saj. “Koka” e grupit raportohet se është 32-vjeçari Saimir Neziraj.
Ai si drejtues i bandës organizohet të gjitha lëvizjes që do të bënte grupi për të kryer me sukses trafikimin e drogës. Edmir Beqiraj është dënuar me 3 vite dhe 10 muaj burg dhe ai kishte si detyrë të ruante drogën.
Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai kujdeseshin për shpërndarjen e përditshme në rrugë. Gjeta u dënua me 2 vite e 1 miaj burg kurse Brachousai me 16 muaj burg. Të dënuarit e tjetë janë Nertil Halili i cili do të vuajë 7 vite e 10 muaj burg kuse Ergys Abdyli do të bëjë 5 vite burg e 11 muaj. Halili mësohet se menaxhonte telefonin i cili përdorej për porositë dhe shpërndarjen e drogës
