GJKKO dënon me 7 vite burg për pastrim parash të kryer në bashkëpunim ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi për ish-zyrtaren zbret në 4 vite e 8 muaj burg. 

Megjithatë Dashi nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi dënimi i konvertohet në 3 vite shërbim prove.

GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës në Durrës.