Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se ditën e sotme është paraqitur ankimimi i ish-kryebashkiakut.
Jorgo Goro është liruar nga burgu në 29 gusht të 2025. Ai kreu 2 vite e 20 ditë burg, nën akuzën për shpërdorim detyre. Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollano kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.



