Forcat RENEA kanë arritur të nxjerrin nga banesa vajzën që denoncoi se po dhunohej nga disa persona, e më pas u mbyll në një apartament.

Efektivët janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën ku e reja u mbyll dhe e kanë gjetur të vetme, në gjendje të rënduar psikologjike. Po ashtu, raportohet se brenda apartamentit janë gjetur dhe disa pistoleta. Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar kur ka ardhur policia për ndihmë. Kujtojmë se më herët policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën.

Sipas bluve, vajza me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.