Për të përmirësuar komunikimin me qytetarët dhe për të përshpejtuar trajtimin e ankesave për shkeljet në qarkullimin rrugor, Policia Bashkiake ka vënë në funksion një numër të ri celular, aktiv 24 orë në ditë.
Qytetarët mund të raportojnë kundërvajtje në rrugë duke telefonuar në numrin +355 68 950 0030, ku mund të bashkëngjisin foto dhe vendndodhjen përkatëse të shkeljes. Numri do të shërbejë vetëm për thirrje hyrëse, për të lehtësuar marrjen dhe përpunimin e raportimeve.
Sipas njoftimit zyrtar, krahas monitorimit të përditshëm të territorit, Policia Bashkiake do t’i japë përparësi çdo denoncimi që vjen përmes kësaj linje apo Sallës së Drejtimit dhe Koordinimit, duke synuar rritjen e sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave në qytet.
