Deputetja Mesila Doda ka bërë një reagim lidhur me vendimin që mori që rrugëtimin e saj parlamentar të bëjë si e pavarur.
Doda shprehet se ështëdeputete e PDIU, pavarësisht se në zgjedhje kandidoi në listën e mbyllu të demokratëve. Ajo shton se në Kuvend, nuk ka një grup të përbashkët parlamentar të opozitës.
“Unë jam deputete e opozitës dhe PDIU. Nuk jam konsultuar për konfigurimet e grupeve që janë krijuar. Do vazhdoj të mbaj kauzat e Opozitës dhe të PDIU. Nuk ka një grup të përbashkët opozitar siç ishte në zgjedhje, ku do ishte normale të ishim të gjithë pjesë”- tha Doda.