Sali Berisha ka shkaktuar një incident të fortë në Kuvendin e Shqipërisë duke refuzuar të lirojë foltoren pas mbarimit të fjalës së tij, duke bllokuar kështu procesin e votimit të ministrave të rinj.

Kur kryetari i Kuvendit vazhdoi me rendin e ditës, deputetët e Partisë Demokratike u afruan në mënyrë të organizuar dhe bllokuan foltoren për të kërkuar fjalën për procedurë.

Kjo ka sjellë tensione të tjera, pasi Niko Peleshi, iu ka kërkuar deputetëve të PD të ulen dhe të respektojnë rendin e Kuvendit, duke theksuar se mund të flisnin për procedurë, por në mënyrë të rregullt.

Tensionet mes palëve politike janë rritur, duke shtuar edhe më shumë polarizimin në Kuvend.