Ish-deputeti Ervin Salianji ka kritikuar vendimin e opozitës për të braktisur punimet e Kuvendit në momentin kur në sallë mbërriti kryeministri Edi Rama.
Sipas Salianjit, ky veprim dëmton rolin e opozitës dhe e largon atë nga përballja institucionale me qeverinë në një moment të rëndësishëm politik.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka akuzuar edhe kryetarin e PD-së Sali Berisha, duke e cilësuar vendimin si pjesë të një sjelljeje që, sipas tij, i shërben më shumë kryeministrit sesa opozitës.
“Nuk është rastësi që gjithnjë e më shumë demokratë dhe qytetarë kërkojnë largimin e tij… në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kërkon Ramën me gjasme çdo ditë kur Rama mungon, ndërkohë që ai vjen në parlament, Berisha e braktis me një teatër që tani e kanë kuptuar të gjithë”, është shprehur Salianji në reagimin e tij.
