Avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Genc Gjokutaj, ka reaguar ashpër ndaj disa deputetëve të PD-së, të cilët, sipas tij, janë rikthyer në parti si të penduar, por tashmë po tentojnë të “riasgjësojnë” Sali Berishën.
Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Gjokutaj lëshon një paralajmërim të drejtpërdrejtë, duke thënë se përballja me këta individë nuk do të jetë më virtuale apo online, siç ka ndodhur deri më tani, por fizike.
“Deri dje online, nga sot përballje fizike,” shkruan avokati i njohur, duke nënkuptuar se situata brenda kampit demokrat mund të përshkallëzohet më tej.
Statusi i Gjokutajt:
Doktor Berisha e solli PD ne jete pas nje koma artificiale te shkaktuar nga armiqte e saj!
Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen!
Disa prej tyre edhe deputete te PD neser te klonuar nga Rama
Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje!
Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike!
Lufta eshte e shpallur!
