
Komisioni Hetimor për Inceneratorët shkoi sot për inspektim tek Inceneratori i Elbasanit.
Impianti i qarkut të Elbasanit ndodhet në punë prej 5 vitesh duke përpunuar mbetjet.
Teksa inspektimi kishte filluar dhe drejtuesi teknik i impiantit po jepte të gjitha informacionet e nevojshme të funksionimit të tij, u shfaqën me vonesë edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Në fotot e siguruara nga Gazeta Shqip, shihet që deputetët Luçiano Boci dhe Lefter Gështenja erdhën me Range Rover tek inceneratori i Elbasanit.
Sapo u bashkuan me grupin e parë të inspektimit, ata nisën debatin me deputetët e PS-së, për të tërhequr vëmendjen.
Një ditë më parë anëtarët e PD-së, Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja, pranuan ekzistencën e inceneratorit të Fierit.
Sapo panë investimin me sytë e tyre ata u larguan menjëherë

