Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është penguar fillimisht nga zyrtarët e Spitalit Ushtarak për të hyrë në ambientet e spitalit, ku po marrin trajtim mjekësor protestuesit e lënduar gjatë përplasjeve të sotme.
Pas insistimit për të takuar të plagosurit dhe për t’u informuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore, Këlliçi, i shoqëruar nga deputetët e PD-së, Bardh Spahia dhe Zija Ismaili, ka arritur të futet në ambientet e spitalit me forcë.
Disa prej protestuesve të dërguar në spital raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës.
