Rama: Prania besnike nuk pranon kamera, pranon foto në fillim të takimit, vetëm me miratimin e atyre që janë të pranishëm dhe paekzpozuar fytyrat e tyre. Refuzon përkatësinë partiake, nuk ka asnjë problem nëse ke qenë kundër PS në fushatë.
Prania Besnike nuk pranon dhënien e numrit të telefonit për të mos ta hapur më më pas. Duhet të disiplinojë institucionet jo të kthejë deputetët në sekserë të halleve të njerëzve, por me shkrim të dërgojnë hallin e qytetarit në institucion. Nuk shkohet për të thënë sa bukur po punon qeveria po ku po dështon ajo. Nuk shkohet për të treguar sa janë rritur të ardhura, apo për të marrë vota, as për të punësuar njerëz, as për të rekrutuar patronizhistët e ardhshëm, por për të marrë hallin dhe referuar te institucionet. Dhe merret përsipër të ndiqet rruga e hallit.
Dhe është vijë e panegociueshme që Prania Besnik, Besa, Pasqyrë Albania të ketë sukses, është Partia nuk bën shtetin, deputeti nuk ndërmjetëson favore, kreu i partisë nuk është sportel punësimi, suksesi do të jetë kur qytetarët të kenë nevojë gjithmonë e më pak për të sepse sistemi do të përgjigjet vete.
