Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ishte e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ku foli për formimin e qeverisë së re dhe prezantimit të librit të saj të ri. Gjatë intervistës fillimisht ajo shpjegoi rreth librit të saj sesi e ka lidhur atë çka shkruhet në libër me politikën shqiptare.

Deputetja e cila me formimin e Kuvendit të ri këtë shtator nuk do të jetë më pjesë për shkak se nuk mori pjesë në zgjedhjet e 1 majit, citoi se ajo është e kënaqur me punën e saj dhe se pasi ta dorëzoj detyrën e vetmja pyetje që i bën vetes është nëse ka lënë pas një Shqipëri më të mirë me kontributin që ka dhënë.

Gjithashtu Açka përmendi edhe komunikimin me deputetët kolegë të saj si kundërshtarë edhe të së njëjtës parti duke thënë se e gjithë marrëdhënia ndërmjet saj dhe pjestarëve të tjrë ishte e bazuar mbi politikën pa përfshirë çështje personale ndaj ka zgjedhur të respektojë qofte deputetë të PD-së por edhe kundërshtarët e PS-së. Madje nuk ka qenë dakord që kolgv të saj të PD-së përfshinin çështje familjare në parlament.

“Unë kam respektuar institucionin, si Edi Rama apo edhe të tjerë nuk më ka interesuar fare jeta e tyre personale, madje disa herë qasja e PD-së që është marrë me gjëra familjare dhe personale më është dukur jo normale dhe e padrejtë. Ne flasim për politikë dhe duam një kryeministër të denjë.” tha deputetja.

E pyetur për një foto me deputetin e PS, zotin Taulan Balla, ajo u shpreh se nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me të ishte thjesht i ftuar si lexues në prezantimin e librit të saj dhe akuzoi deputetët e PD-së se ata që e shajnë më shumë janë ata që kanë bërë marrëveshje me zotin Balla.

“Me zotin Balla nuk kam pirë një kafe edhe ata që duket se shahen kanë bërë marrëveshje me zotin Balla. Kanë bërë marrëveshjen e 27 korrikut që dëmtoi zgjedhjet e 11 majit, duhen parë në prizëm politik. Debatet me zotin Balla janë publike, fotoja me të ishte i ftuar për prezantimin e librit tim, unë nuk kisha ftuar vetëm zotin Balla por u morën me atë sepse kështu mendojnë se më gjuajnë më shumë, por unë i kam mbyllur dhe libri është shenjë e transparencës time dhe Balla erdhi si lexues”, përfundoi Açka.