Ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve socialistë, Ardit Bido nuk synoi të largohej menjëherë nga Kuvendi pas seancës plenare, ku qindra protestues u mblodhën me thirrjet për dorëheqjen e kryeminisrit Edi Rama.
Bido tentoi të takohej me protestuesit për “t’i përshëndetur”, po këta të fundit nuk e pritën mirë deputetin socialist. Mes palëve pati edhe shtyrje, situatë që kërkoi ndërhyrjen e policisë.
