Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila operon përmes platformave online dhe synon përfitime të paligjshme nga qytetarët.

Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke u kërkuar që të shmangin aplikimin apo përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme, por që nuk janë të verifikuara apo të licencuara.

Kujtojmë se një reagim në lidhje me këtë e ka bërë dhe deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ngrinte alarmin për ekzistencën e kësaj skeme piramidale që kishte përfshirë dhe shumë qytetarë të Divjakës.