‘Uroj që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm’, ishte kjo deklarata e paprecedentë e bërë nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Geci nga foltorja e Kuvendit. Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë së bashku me 3-ish krerë të tjerë të UÇK-së që prej 2022 në pritje të një vendimi nga gjykata.
Geci i uron Thaçit të njëjtin fat si Naim Murseli, teksa komentoi dënimin përjetë të këtij të fundit për vrasjen e bashkëshortes së tij.
“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci .
