Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores. Sipas JOQ, mësohet se një grua e moshuar ka mbetur rëndë e plagosur pasi shoferi i autobusit të Kamzës ka mbyllur derën para kohe gjatë zbritjes së pasagjerëve.

Sipas dëshmitarëve, dera e autobusit është mbyllur ndërsa e moshuara po zbriste, duke e rrëzuar dhe shtypur rëndë. Si pasojë e incidentit, ajo ka pësuar këputje të këmbës dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jeton në një azil dhe nuk ka kontakte me familjarët. Në mesazhin e bërë publik, bëhet thirrje që të afërmit ose personat që e njohin të paraqiten urgjentisht në Spitalin e Traumës për të ndihmuar në identifikimin dhe kujdesin ndaj saj.

Mesazhi:

“Pershendetje JOQ. Para nje ore ka ndodhur nje aksident ne rrethin e bathores dhee autobusi ka shtypur nje plak i kan keptur kemben pasi autobusi nuk e pa kur zbriti dhe mbylli deren para kohe. Ajo plaka jetonte ne azil dhe nuk kemii kontakt me asnje familjar. Ju lutem ta postoni pasi ndoshta e njeh dikush dhe kontakton me policin ose ambulancen. E ka mar ambulanca dhe esht ne spital Besoj tek spitali i traumes.”