Sali Berisha pas mbledhjes së organizuar nga Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se kanë marrë vendime të rëndësishme.

“Asgjë më të moralshme nuk ka sesa beteja kundër Edi Ramës. Interesat kombëtare janë më të rëndësishme”, tha Berisha.

Cfarë ju pengon që të jeni në një grup parlamentar?

Berisha: E kuptoj që doni të rrëmoni por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë kureshtjet tuaja. Sot nuk ishin deputetët e Shtëpisë së Lirisë që janë opozitarë të vendosur.

Thirrja ime është për çdo deputet të vendosur për të luftuar këtë regjim. Vendimet e takimit shumë të rëndësishme do tua njoftojë Bardhi sepse u morën vendime të rëndësishme.

Ju keni hedhur akuza të rëndësishme ndaj Bardhit? U bashkoi Basha apo Rama?

Berisha: Na Bashkoi përgjegjësia e lartë morale që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealist që votuan kundër Edi Ramës.