Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka sulmuar sot Endrit Braimllarin, ish-anëtarin e LSI, i cili iu bashkua Partisë socialiste.
Në një konferencë për shtyp me avokatin e Ilir Metës, Blushi tha se Braimllari hyri në zyrë me teserën e PL-së, por doli me atë të PS, duke nënkuptuar se ai dëshmoi kundër Metës me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Alibia e dëshmitarëve të paqëndrueshëm kundër Ilir Metës nuk provon gjë tjetër, veçse ata janë pengje të SPAK dhe të Edi Ramës. Ironia më e madhe është se vetë Altin Dumani që flet për intimidim, mund të akuzohet sipas këtij pretendimi si intmidues dëshmitarësh, meqë njëri prej tyre i paqëndrueshëm hyri në zyrën e tij me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS, madje edhe kandidat për deputet i Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare. Nuk ka asnjë dëshmitar që të jetë i PL jo se jo, që e fajëson Ilir Metën apo që e bën atë përgjegjës në raport me ligjin.
Të gjitha janë manipulime për të zbatuar një porosi politike të Edi Ramës që e donte Ilir Metën të izoluar në ekstrem, duke keqpërdorur SPAK si vegël për t’i mohuar atij të drejtën e ushtrimit të lartë politik, si një prej dy liderëve të lartë të opozitës”-, tha Blushi.
Endrit Braimllai është dëshmitar kundër ish-presidentit të çështjen hetimor mbi lobimin e kryer në SHBA nga Meta dhe Partia e Lirisë.




