Politikani Lulzim Basha, e përshkroi ‘mosbindjen civile’ si një dështim spektakolar në një intervistë të fundit në emisionin “Shqipëria Live”.

Ai theksoi se kjo lëvizje po përdoret për të fshehur bashkëpunimin mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke reflektuar krizën e besimit që Berisha ka shkaktuar brenda Partisë Demokratike.

Basha gjithashtu komentoi arrestimin e Ervin Salianjit, duke e quajtur atë një padrejtësi dhe duke shprehur habinë se si autoritetet guxuan të shkonin deri në këtë pikë. Ai theksoi se të njëjtët gjyqtarë që dhanë vendimin për të njohur Sali Berishën janë përfshirë edhe në këtë rast.

“Rama dhe Berisha janë dy faqe të së njëjtës monedhë. Të dy po braktisen, njëri në protesta që nuk i shkon njeri,” përfundoi Basha, duke sugjeruar se situata aktuale është e pafavorshme për të dy liderët politikë.