Ditën e sotme rreth orës 15:38, në Ambasadën Ukrainase ka mbërritur një e-mail që alarmonte për një bombë të vendosur në ambiente të saj.

Pas këtij njoftimi, shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë reaguar menjëherë, duke evakuuar stafin e ambasadës.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Aktualisht, shërbimet e Policisë, struktura të Antiterrorit dhe ato të specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë në bashkëpunim me stafin e Ambasadës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Njoftimi:

Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.