Detaje të reja janë mësuar nga operacioni “Heliks” ku u godit grupi kriminal që shiste armë në Tiranë dhe Krujë.

Mësohet se grupi operonte në Tiranë, Fushë Krujë e Thumanë, ndërsa armët e sekuestruara kanë pasur destinacion kryeqytetin. Grupi vepronte në disa raste edhe në rrethe të tjera, por vetëm nëse blerësi ishte i afërt dhe njihej me shitësit. Sipas informacioneve, rrethi ku grupi “tregtonte” armët ka qenë i ngushtë, për këtë arsye ka pasur blerje të stimuluara nga policia. Ndërkohë armët do të verifikohen nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Nga ky aksion në pranga ranë dy pjesëtarë të grupit, Fatjon Kodra dhe Elton Kaci, ndërsa dy pjesëtarë të tjerë, Florjan Aliu dhe Enea Zira janë shpallur në kërkim.