Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e kësaj të diele. Babë e bir, Xhevdet dhe Albion Braushi u gjendën të plagosur me thikë në lagjen “Çole”.
Sipas Policisë, ata janë sulmuar nga shtetasi R.K., i cili ishte dhëndër në familjen Braushi. Konflikti ka nisur për motive të dobta.
Nga ngjarja mbeti i plagosur lehtë Xhevdet Braushi, 60 vjeç, teksa në gjendje më të rëndë është i biri 30-vjeçar Albion Braushi.
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.