Dy banesa janë përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Elbasan.
Nga pamjet e siguruar nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihen flakët dhe tymi që ka mbuluar zonën përreth. Mësohet se një nga banesat ishte e pabanuara. Zjarri ka nisur në shtëpinë tjetër ku banon një person. Sakaq bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.
Mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri vazhdon.
