Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Dibër, ku dy efektivë të forcave speciale “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Gjatë ndërhyrjes, personi që ishte në shënjestër të aksionit ka shtyrë nga një mur rrethues policin Gentian Meda, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Si pasojë, Meda është nisur me urgjencë me helikopter për në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, pasi ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në kokë.
Ndërkohë, kolegu i tij, Bilal Gjapi, raportohet se ka thyer këmbën gjatë aksionit.
Pavarësisht plagëve të marra, forcat e policisë kanë arritur të arrestojnë personin e kërkuar, i cili është vënë nën mbikëqyrje nga autoritetet. Hetimet për ngjarjen janë duke vijuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

