Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Sarandën, ku një shtetase amerikane 63-vjeçare u gjet paraditen e sotme e pajetë në banesën e saj. Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick.

Sipas informacioneve më të fundit të siguruara nga gazetarja e News24, Shpresa Dine, dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë mbidoza.

Ndërkohë, policia e Sarandës në njoftimin paraprak ka deklaruar se vdekja e 63-vjeçares ka ardhur për shkaqe natyrale. Hetimet janë ende në vijim për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në banesën ku qëndronte, në lagjen nr. 2, Sarandë, është gjetur pa shenja jete shtetasja Sh. Ch., 63 vjeçe, banuese në SHBA, e cila paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.