Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur pak më parë në aksin Pogradec- Qafë Thanë.

Mësohet se pasi përplasi për vdekje këmbësorin 55-vjeçar, autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit. Ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë.

Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.