Autori i cili ekzekutoi bashkëatdhetarin e tij në Selanik me tre plumba ditën e djeshme, është identifikuar

Policia greke është vënë në kërkim të ekzekutorit të Shpëtim Bajramit, 50-vjeç. Ai ka qenë më parë i burgosur për drogë.

Sipas të dhënave të dy personat njiheshin prej kohësh me njëri-tjetrin dhe merreshin me trafik heroine dhe kanabisi nga Elbasani në Selanik.

Sipas policisë greke viktima ka qenë korrier i drogës, që ia sillte ekzekutorit. Ai hynte e dilte shpesh në Shqipëri. Zakonisht përdorte doganën e Qaf Thanës për të hyrë në Shqipëri dhe dilte nga Kapshtica. Për herë të fundit ka hyrë në Greqi vetëm pak orë para se të vritej.