Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dvoran.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak ndërsa policia është njoftuar nga fqinjët.

50-vjeçari jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar disa vite më parë nga bashkëshortja ndërsa kjo e fundit me fëmijët jetojnë jashtë shtetit.

Policia po kryhen veprimet lidhur me rastin ndërsa trupi është çuar për ekspertizë në morgun e spitalit të Korçës.