Detaje të reja në lidhje me arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikualjt në Shëngjin. Burimet konfirmojmë se portugezi, Ruben Saraiva dyshohet se ka shkuar në Marok me dokumente false.

Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente false apo armë.

Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për të bërë ekstradimin drejt vendit tonë ku do të përballet me akuzën e vrasjes, të kryer në bashkëpunim. Policia e Shtetit, konkretisht Muhamet Rrumbullaku, disa ditë pas ngjarjes, tha se  ekzekutimi i Nikulajt është bërë për motive gjakmarrjeje.

Sipas informacioneve, Edmond Haxhia dyshohet është porositësi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.