Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Sarandë, ku ka mbetur i vrarë Rexhep Ismaili.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjashtë. Viktima, 66 vjeç, ishte pronar i një karburanti dhe më herët kishte mbajtur edhe postin e kryetarit të shoqatës “Çamëria” në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, Ismaili është qëlluar me armë zjarri dhe dyshohet se ka marrë një plumb në kokë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen.
Pas atentatit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Deri tani nuk ka detaje mbi motivet e krimit, ndërsa policia ka nisur kontrolle në zonë.
