Kërkimet për lokalizimin e Altin Ndocit, i cili u arratis nga spitali infektiv i Durrësit, vijojnë me intensitet. Ndoci ishte shoqëruar nga policia e burgut për të kryer një kontroll mjekësor, kur ka shfrytëzuar mundësinë për t’u larguar.

Sipas informacioneve të para, ai është përleshur me efektivët e policisë së burgjeve që e shoqëronin dhe ka arritur të shpëtojë nga duar të sigurta.

Pas arratisjes, ai ka arritur të arratiset në një makinë tip Audi të bardhë, e cila e ka pritur në ambientet e parkimit të spitalit infektiv.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për të kapur Ndocin dhe për të zbardhur rrethanat e arratisjes së tij.