Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon u aksidentua. Paraprakisht raportohet për dy persona të vdekur dhe dy të plagosur, teksa dyshohet se brenda furgonit ka pasagjerë të bllokuar.

Furgoni i linjës doli nga rruga në rethana ende të paqarta dhe u përplas me trafikndarësen, duke u përmbysur në anë të rrugës. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë pasagjerët që ndodheshin brenda mjetit. Në vijim priten informacione të mëtejshme.