Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, ku një punonjës pastrimi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një furgon udhëtarësh është përplasur me automjetin e mbeturinave, i cili ndodhej i ndalur anës rrugës gjatë punës së zakonshme të pastrimit.

Përplasja ka rezultuar fatale për punëtorin e pastrimit, i cili ndodhej pranë mjetit të punës dhe u godit për vdekje, duke marrë dëmtime të rënda.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se trupi i viktimës është copëtuar nga goditja.

Policia, ambulanca dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po punohet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij aksidenti tragjik.

Deri tani nuk janë bërë publike identitetet e viktimës dhe të drejtuesit të furgonit.