Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur pak më parë në urën e Spatharit, në Vaun e Dejës.

Mësohet se në automjetin që ra nga ura duke përfunduar në ujë, ndodheshin tre persona. Ata kanë arritur të dalin vetë nga automjeti menjëherë pas rënies në ujë. Pasi kanë dalë ata, kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, të kapur pas mbajtëseve plastike.

Ata janë parë nga kalimtarët e rrugës, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Dy prej personave ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por personi i tretë ka pësuar dëmtime serioze dhe po merr ndihmë mjekësore. Policia po heton më shumë për të mësuar rreth shkaqeve e aksidentit