Zbardhen detaje të reja nga aksidenti me një viktimë, i ndodhur gjatë natës në aksin “Korçë-Pogradec”.

Mësohet se një këmbësor u përplas për vdekje nga një makinë, që drejtohej nga një 37-vjeçar. Nga hetimet rezulton se viktima, rreth 60 vjeç, dyshohet se ishte një person i pastrehë.

Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari ka qenë duke ecur mes rrugës, kur është përplasur nga automjeti. Pavarësisht ndërhyrjes së urgjencës, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje nga plagët e mara.