Detaje të reja vijnë nga operacioni policor i zhvilluar këtë mbrëmje në zonën e Shkozetit në Durrës.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona, të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Për këtë aksion janë angazhuar një numër i madh efektivësh nga sektorë të ndryshëm të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.

Operacioni vijon me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe përforcimin e sigurisë në qytet.