Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin që po zhvillohet ditën e sotme nga SPAK dhe autoritetet italiane. Raportohet se janë lëshuar 21 masa sigurie me vendim të GJKKO-së, por ende nuk dihet se sa prej tyre janë ekzekutuar.

Ky operacion është vijim i atij të zhvilluar dy ditë më parë në Itali, ku u godit klani mafioz i “Ndragehetas” dhe shqiptarët e lidhur me ta, të cilët në 2 vite u zbulua se kishin trafikuar 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln euro.

Mes 28 masave të sigurisë që u lëshuan nga Prokuroria e Milanos, 6 prej tyre ishin shqiptarë e mes tyre edhe Artur Hoxhosmani. Ai aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro.

Sipas hetimeve, grupi trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës, nëpërmjet anijeve të mallrave.