Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksionin që po zhvillohet nga forcat “RENEA” në Tiranë.
Mësohet se aksioni ka lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në vitin 2020. Trupi i pajetë i të riut u gjet rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes, i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Mësohet se SPAK ka firmosur 4 urdhër-arreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale. Një prej tyre është arrestuar mbrëmjen e djeshme, teksa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim po vijojnë kontrollet. Mes të kërkuarve është edhe biznesmeni Aurel Hoxha, i cili akuzohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit.
Klevis Lleshi u zhduk në gusht të vitit 2020, duke alarmuar familjen e tij që bëri denoncimin në polici. Në atë kohë, nëna thoshte se djalin ia kishin vrarë për shkak të hasmërisë, Sipas saj, djali i kunatit të saj, Arben Lleshi ka vrarë gjatë kohës që ishte në Angli, Agim Hoxhën.
Kjo gjakmarrje do të shënonte dhe tre viktima të tjera. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë. Ndërkohë Arben llehsi do të vritej në burgun e Peqinit në vitin 2023.
Ndërkohë, trupi i të riut Klevis Lleshi u gjet në vitin 2022, i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Trupi i të riut doli pasi erozioni e shembi pjesën ku ai ishte varrosur.