Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Ervin Mata në Brazil. Gazetarja Dorjana Bezat, bëri të ditura zhvillimet gjatë emisionit “Breaking” në Top News.

Sipas burimeve, 39-vjeçari është kapur teksa ndodhej në një lokal në një zonë turistike të Sao Paulo, ku po kalonte kohë i qetë. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, por u është prezantuar autoriteteve me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte shtetas paraguaian.

Ervin Mata rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK që prej vitit 2023. Ai akuzohet për përfshirje në trafikun e sasive të mëdha të kokainës dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete.