Në emisionin “Breaking” në Top News”, gazetari Beqir Sina ka dhënë detaje të reja mbi një ndër ngjarjet më të rëndësishëm të ndodhura së fundmi në SHBA, dasma e miliarderit Alex Soros, djali i George Soros.
Në këtë dasmë ka qenë i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili sipas Sinës ka mbajtur dhe një fjalim. Ai shtoi se Rama dhe Soros e konsiderojnë njëri—tjetrin vëllezër.
“Kjo ka qenë një ndër dasmat më privat. ‘New Times’ ka qenë media e vetme që ka patur ekskluzivitetin për të shpërndarë informacione mbi këtë ngjarje. 39-vjeçari Alex Soros u martua me ish-sekretaren e Hillary Clinton, 48-vjeçaren Huma Abedin.
Dasma tërhoqi vëmendjen e të gjithëve si një ngjarje e rëndësishme, por gjithashtu edhe sepse ishin të ftuar persona me profil të lartë në radhët e demokratëve amerikanë. Mes këtyre personave mund të përmendim Bill dhe Hillary Clinton, Camala Harris e deri tek Nancy Pelosi. I ftuar ishte kryeministri Edi Rama por nuk dihet asnjë detaj sepse informacionet janë shumë të rezervuara. Dihet që Rama ka mbajtur një fjalim. Dihet që Rama është tepër i afërt me Alex Soros, të cilin ai e konsideron si vëlla të vogël. Rama e kishte personalizuar prezencën në këtë dasmë dhe nuk e shfrytëzoi në fakt, në të mirë të Shqipërisë.
Për dasmën janë bërë shumë shpenzime, nuk janë bërë ende publike shifrat por raportohet se është organizuar nga 2 prej personave më të njohur në këtë fushë. Dihet se dhurata me vlerën më të vogël ka qenë deri në 500 mijë dollarë. Për mendimin tim, Rama do i ketë dhuruar një tortë.”-tha Sina.