
Eksperti Fatjon Softa ndërsa ka qenë në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Breaking nga Fiori”, ditën e sotme ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur 2 ditë më parë në Vlorë.
Ai tregoi se janë disa pista që mund të na çojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa ajo e hakmarrjes mbetet më kryesorja.
“E shkuara e viktimës është një nga pistat ku mund të hetohet. Nuk është e thënë që të jetë vetëm kjo pistë, mund të jenë dhe pista të tjera gjatë kësaj kohe që ka dalë nga burgu deri tani. Përveç hakmarrjes që është e lidhur me të shkuarën e tij”, tha eksperti Fatjon Softa ndërsa ishte I ftuar në “Breaking nga Fiori” në Top News.